Ballina Bota

SOFT NEWS – I nxjerrin 120 gozhdë nga… stomaku!

ADIS ABEBA, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Mjekët e një spitali në kryeqytetin etiopian të Adis Abebës nxorën 122 gozhdë si dhe objekte të tjera të mprehta nga stomaku i një pacienti 33-vjeçar, deklaroi sot një nga kirurgët që morën pjesë në operacion.

“Pacienti vuante prej 10 vitesh nga një sëmundje mendore dhe kishte ndërprerë kurën e ilaçeve dy vite më parë,” pohoi kirurgu Dawit Teare.

”Kjo ishte edhe arsyeja e gëlltitjes së objekteve”, shtoi ai.

Përveç 122 gozhdëve, 10 centimetra të gjata, mjekët nxorrën katër pineska, dy gjilpëra, një kunj dhëmbësh dhe disa copa xhami të thyera.

”Ai është vërtetë me fat që objektet e mprehta nuk i dëmtuan stomakun, gjë që mund të  çonte në infeksione të rënda dhe madje deri në vdekje”, thekson kirurgu./ / v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBE mbështetje Kosovës në plotësimin e kushteve për integrimin europian
Artikulli tjetërGabriele Gravina zgjidhet president i Federatës Italiane të Futbollit