Statistikat/ Në 2012 u regjistruan 92 vrasje, këtë vit vetëm 40
Statistikat/ Në 2012 u regjistruan 92 vrasje, këtë vit vetëm 40“Në periudhën janar-shtator 2012 regjistrohen 92 vrasje, më shumë se sa dyfishi i vrasjeve që regjistrohen në të njëjtën periudhë të vitit 2018, vetëm 40 vrasje”. Ky ishte krahasimi që solli sot në takimin me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, Kryeministri Edi Rama, duke e përballur me reagimin që po krijon sot situata e krimit në vend.http://ata.gov.al/2018/10/15/statistikat-ne-2012-u-regjistruan-92-vrasje-kete-vit-vetem-40/
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 15 Tetor 2018
TIRANË, 15 tetor/ATSH-Maela Marini/ “Në periudhën janar-shtator 2012 regjistrohen 92 vrasje, më shumë se sa dyfishi i vrasjeve që regjistrohen në të njëjtën periudhë të vitit 2018, vetëm 40 vrasje”.
Ky ishte krahasimi që solli sot në takimin me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, Kryeministri Edi Rama, duke e përballur me reagimin që po krijon sot situata e krimit në vend.
“Sot ka nisur një kuje e zezë, kanal më kanal, portal më portal, foltore më foltore, sallon më sallon, që rreken të ushqejnë çdo ditë popullin me idenë se krimi po bën kërdinë, njerëzit po vriten, policia nuk po e lufton krimin, por është bërë njësh me të”, – tha Rama.
Kryeministri solli statistika krahasuese të punës së Policisë së Shtetit në vite, si dhe disa krahasime mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera në aspektin e sigurisë.
Krimi matet me statistika, tha Rama, por statistikat, sipas tij, “nuk mjaftojnë për perceptimin”.
“Ka pasur më shumë vrasje vitet e shkuara, por është folur shumë më pak për krimin e vrasjes sesa flitet sot. 40 vrasje në periudhën janar-shtator 2018, 43 në 2017, mbi 50 vrasje në të njëjtën periudhë të 2016. Ndërsa në janar shtator 2013 regjistrohen 84 vrasje, dhe më keq akoma, në vitin 2012 kishte 92 vrasje”, – tha Rama. /a.g/





















