Ballina Ekonomi

Rruga Fushë-Krujë – Thumanë, lehtësim i shërbimeve për 50 mijë banorë

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ – Rruga Fushë-Krujë – Thumanë, që lidh Mamurrasin, Laçin, superstradën Lezhë–Shkodër dhe “Rrugën e Kombit”, do të ulë ndjeshëm trafikun e rënduar në superstradën Fushë-Krujë – Shkodër dhe do të lehtësojë aksesin në shërbime e tregje për 50 mijë banorë të kësaj zone.

Deri tani janë realizuar 48 % e punimeve. Investimi po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për llogari të qeverisë shqiptare në kuadër të programit “Rehabilitimit të Rrugëve Prioritare”.

Ky investim vjen në vazhdën e projekteve të tjera të zbatuara nga FSHZH në akset Thumanë – Laç – Milot dhe Fushë-Krujë – Bypass, tashmë të përfunduara.

Segmenti Thumanë – Fushë-Krujë lehtëson lidhjen e veriut të Shqipërisë dhe Kosovën me aeroportin “Nënë Tereza” dhe portin e Durrësit.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFJE – Konfirmohet i dyshuari i ndaluar në Gjermani për vrasjen e gazetares
Artikulli tjetërFOTO – “Rruga e Arbrit”, punime intensive për korridorin lidhës Lindje-Perëndim