Ballina Ekonomi

OSBE dhe deputetë vizitojnë pikat e kalimit kufitar

TIRANË, 10 Tetor /ATSH/ Prezenca e OSBE dhe deputetë të Komisionit të Kuvendit për Sigurinë Kombëtare vijuan vizitat e tyre në pikat e kalimit kufitar.

Kësaj radhe në qendër të vizitës ishin pikat e kalimit kufitar në Kakavijë dhe Qafë-Botë.

Ata panë nga afër punën e personelit dhe patën biseda të frytshme me ta, gjatë së cilave morën informacion të dorës së parë për procedurat, si dhe mbajtën shënim me kujdes çdo mangësi që konstatuan në vend apo që iu raportua.

Deputetët shprehën mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Prezencës për realizimin e këtij plani veprimi të komisionit kuvendor.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Nadar, mes rregullave dhe tekave”, ekspozita tek “Marubi”
Artikulli tjetërFOTO/ Shpendët shtegtarë në habitat të sigurtë falë vëzhgimit dhe unazimit