Ballina Kulturë

“Nadar, mes rregullave dhe tekave”, ekspozita tek “Marubi”

TIRANË,10 tetor /ATSH/ – Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” sjell për publikun ekspozitën “Nadar. Mes rregullave dhe tekave” e kuruar nga Michel Poivert.

Në këtë ekspozitë studioja fotografike më prestigjioze e Francës të fundshekullit XIX dhe fillim shekullit XX vjen me një përzgjedhje unike imazhesh nga atelieri Nadar, që na tregon se si portreti klasik i ”burrave të mëdhenj ” të shekullit XIX, i shpikur nga Félix, i la vend suksesit të fotografisë së aktorëve të teatrit të fotografuar nga i biri Paul në fillim të shekullit XX.

Tregu i portretit kalon nga kthjellësia në fantazi duke na rrëfyer zhvillimin e një shoqërie ku kodet e famës ndryshojnë. 

Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim me Muzeun e Fotografisë Jeu de Paume në Paris, Médiathèque de l’architecture et du patrimoine, Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë dhe Francës me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Tiranë.

Publiku do shijojë ekspozitën me imazhe interesante dhe mjaft me vlerë sot në orën 18:00 në ambientet e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” ,Shkodër./a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak10 tetori -Dita e shëndetit mendor iu kushtohet të rinjve
Artikulli tjetërOSBE dhe deputetë vizitojnë pikat e kalimit kufitar