Ballina Bota

NJU JORK – Sekuestrohen pasuritë e oligarkut rus Deripaska

NJU JORK, 9 tetor /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngrirë të gjitha pasuritë e oligarkut rus, Oleg Deripaska, të cilin Uashingtoni e konsideron pranë mafies së Moskës dhe presidentit rus, Vladimir Putin, bëri të ditur ”Nju Jork Post”.

Edhe një shtëpi në Nju Jork është pjesë e trashëgimisë së Deripaskës, i cili njihet si manjat i industrisë së aluminit.

Oligarku është në listën e sanksioneve pasi dyshohet se është përfshirë në vrasje, pastrim parash dhe korrupsion./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09.10.2018
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e martë 9 tetor 2018