Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 09.10.2018

HAGË (Holandë) – Organi më i lartë ligjzbatues i OKB-së do të dëgjojë pretendimet e SHBA-së për një çështje të ndërmarrë nga pala e Iranit, i cili kërkon t’i rikthehen miliarda asete të bllokuara.

LION (Francë) – Takim i ministrave të Brendshëm të G6 për sfidat migratore dhe luftën kundër terrorizmit.

HAGË (Holandë) – Vendimi në Apel i Gjykatës së Hagës në një proces që kundërshton rreth 900 shtetas në qeverinë holandeze, të detyruar për të ulur emetimet e gazit me efekt serrë në Holandë prej 25% deri në vitin 2020.

LIZBONË (Portugali) – Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini do të pritet nga ministri portugez i Punëve të Jashtme, Augusto Santos Silva.

BUDAPEST (Hungari) – Vijon vizita zyrtare e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Hungari.

PARIS (Francë) – Dita e mobilizimit dhe grevës ndërprofesionale dhe dita e protestës së pensionistëve kundër politikës sociale të qeverisë franceze.

MONTPELLIER (Francë) – Konferencë ndërkombëtare mbi rreziqet në Mesdhe në kontekstin e ndryshimit klimatik.

FRANKFURT (Gjermani) – Hapet Panairi i Librit në Frankfurt nga kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini dhe kryeministri gjeorgjian, Mamouka Bakhtadze, vendi i së cilit është i ftuar në edicionin 2018.

STRASBURG (Francë) – Këshilli i Europës është thirrur të votojë një ndryshim për një rikthim të parlamentarëve rusë të sanksionuar pas aneksimit të Krimesë.

BRUKSEL (Belgjikë) – Parlamenti Europian njofton tre finalistët e Çmimit Sakharov 2018.

BERLIN (Gjermani) – Senati i Berlinit po shqyrton mundësinë për ndalimin e qarkullimit të makinave dizel në njëzet rrugë të kryeqytetit.

DUBLIN (Irlandë) – Irlanda prezanton buxhetin e fundit përpara Brexit.

UASHINGTON (SHBA) – Brett Kavanaugh pritet në Gjykatën Supreme në ditën e parë të punës pas një procesi të zhurmshëm konfirmimi.

NJU JORK (SHBA) – Google pritet të prezantojë një model të ri smartphone-i.

COUNCIL BLUFFS (SHBA) – Donald Trump do të mbajë një takim elektoral përpara zgjedhjeve të mesmandatit.

TOKIO (Japoni) – Konferencë shtypi e miliarderit japonez, Yusaku Maezawa i cili do të jetë turisti i parë që do të udhëtojë drejt Hënës nga kompania hapësinore private amerikane ”SpaxeX”  në vitin 2023./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, ngjyra rozë ndriçon Ministrinë e Shëndetësisë
Artikulli tjetërNJU JORK – Sekuestrohen pasuritë e oligarkut rus Deripaska