TIRANË, 8 Tetor /ATSH/ – Partneritet dhe bashkëpunim ndërmjet diplomacive ekonomike të Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi u prit në takim nga Alenka Suhadolnik, drejtore e përgjithshme e Drejtorisë të Diplomacisë Ekonomike dhe Publike të Ministrisë të Punëve të Jashtme të Sllovenisë.
Prej kohësh diplomacitë ekonomike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë kanë vendosur linja komunikimi e bashkëpunimi.
Gjatë takimit janë shkëmbyer ide, përfshi dhe projekte konkrete për intensifikimin e këtij bashkëpunimi me synim promovimin e bashkëpunimit ekonomik, investimeve direkte dhe të eksporteve/importeve nga të dy vendet.
Së shpejti për herë të parë, do të zhvillohen në Tiranë konsultimet e diplomacisë ekonomike ndërmjet dy vendeve, duke synuar vendosje partneriteti dhe përgatitje programi të përbashkët.
Diplomacia ekonomike tashmë është kthyer në përparësi për politikën e jashtme të dy vendeve.
/gj.mima/j.p/















