Ballina Lajme nga Vendi

Berat, kontrolle për sigurinë e qytetarëve, 24 procedime

TIRANË, 8 tetor/ATSH/- Nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Komisariateve të Policisë, Berat, Kuçovë dhe Skrapar, ka vijuar puna me intensitet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e krimeve, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

“Gjatë një jave janë proceduar 24 shtetas për vepra penale të ndryshme, prej të cilëve: 10 shtetas janë arrestuar në flagrancë, 2 shtetas janë ndaluar dhe 3 shtetas janë kapur pasi ishin shpallur në kërkim, 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, është plotësuar 1 Kërkesë – Padi për tu pajisur me Urdhër Mbrojtjeje, janë vendosur 433 Masa Administrative për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë”, theksohet në njoftimin për shtyp të policisë.

Policia e Beratit vijon puna për goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: “Babale 1”, Basha i premtoi euro një mjerani për të luajtur rolin
Artikulli tjetërKryetarja e Apelit të Korçës, Entela Prifti në sitën e Vetingut