Kryetarja e Apelit të Korçës, Entela Prifti në sitën e Vetingut

TIRANË, 8 tetor/ATSH- A. Fortuzi/-  Entela Prifti, kryetarja e Gjykatës së Apelit të Rrethit të Korçës ka dalë të hënën para trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupa e gjyqtarëve të KLP, duke iu referuar kontrollit të bërë nga ILDKPKI sqaroi se për gjyqtaren janë vënë re disa probleme në deklarimin e pasurisë.

ILDKPI ka sjellë raport për gjyqtaren Entela Prifti, e cila ka deklarim të pasaktë, nuk ka burime, ka fshehur pasurinë, ka bërë deklarim të rremë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në mbyllje të seancës dëgjimore me gjyqtaren Prifti bëri të ditur se vendimi ndaj saj, do të jepet në orën 10:00 datë 10 tetor. /j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.