TIRANË, 2 tetor /ATSH/ – Shkolla Europiane hap dyert sërish, nga data 22 deri më 26 tetor, për studiuesit e rinj, përfaqësuesit e administratës publike, OShC-ve, medias, biznesit dhe grupeve të tjera të interesit në Shqipëri.
Kursi 5-ditor, synon të identifikojë dhe angazhojë aktorë të spikatur të të gjitha fushave, duke krijuar një grup të konsoliduar ekspertësh me njohuri të thella mbi procesin e integrimit europian, të cilët mund të kontribuojnë në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë fton të gjithë të interesuarit që të dërgojnë brenda datës 05.10.2018, një CV, një letër motivimi dhe një ese të shkurtër mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë, përmes postës elektronike në adresën [email protected]
/gj.mima/j.p/













