SHËNDETËSI – OBSH: Shumë europianë vdesin të rinj për shkaqe të parandalueshme

GJENEVË, 30 shtator /ATSH/ – Shumë meshkuj europianë vdesin  të rinj për shkaqe të parandalueshme, edhe pse në BE ata jetojnë përgjithësisht më gjatë dhe më të shëndetshëm, sipas një studimi nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë).

Stilet e këqija të jetesës duke filluar nga pirja e duhanit, por gjithashtu një prirje më të ulët për të kontaktuar mjekët.

Për shembull, për kushtet psikiatrike, me një normë vetëvrasjeje pesë herë më të lartë se sa te gratë.

Alarmi vjen nga studimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që merret me shëndetin dhe mirëqenien e meshkujve në 53 shtetet e rajonit europian të OBSH-së.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se ekziston një hendek i madh në shëndetin e meshkujve në Europë, me një jetëgjatësi mesatare prej 64 deri në 81 vjet.

Përafërsisht 86% e të gjitha vdekjeve mashkullore mund t’i atribuohen sëmundjeve dhe aksidenteve. Shkaqet kryesore të vdekjes për meshkujt midis moshave 30-59 vjeç janë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, diabeti dhe sëmundjet e mushkërive.

Në pjesën lindore të BE-së, 37% e vdekjeve vjen për shkak të sëmundjeve jo të trasmetueshme, që ndodhin para moshës 60 vjeç, krahasuar me 13 % të vdekjeve në pjesën perëndimore./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.