Policia e Elbasani ,plan-masash për parandalimin e zjarreve në pyje

TIRANË,29 shtator /ATSH/ – Policia e Elbasanit ,ka ndërmarrë një plan-masash për parandalimin e zjarreve në pyje – kullota, evidentimin e autorëve, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore.

Kryekomisar Blerim Berbati – Shef Sektori për Rendit dhe Policimit në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në një pronocim për media u shpreh se ”mbas Planit të Masave të Drejtorisë të Përgjithshme e Policisë së Shtetit është aktivizuar Plani i Masave i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, duke parë rastet e shtuara të zjarreve, nga data 21 Shtator e deri më sot janë 10 vatra zjarri, 7 nga këto pa dëme, 3 janë me dëme me 2 autor dhe 1 kërkohet autori”.

”Të gjitha Shërbimet e Policisë, kryesisht oficerët e Policimit në Komunitet, kanë kaluar dhe marrin masa kontakt me barinjtë dhe me pronarët e kullotave , ullishteve, për t’i porositur të jenë të kujdesshëm gjatë kohës që vendosin zjarre tek shkure. Pasi një ndër arsye kryesore janë vendosja e zjarreve në shkure , barishte dhe në momentin kur era ka qënë e fortë, janë larguar duke i lënë zjarret pa kontroll gjë që na ka detyruar ne si Polici e Shtetit në bashkëpunim me Zjarrëfiksen për të vajtur në vendngjarje për të marrë masa për shuarjen, kërkimin e autorit , gjë që ka ndikuar dhe në dëmtime të disa ullishteve që janë në pronë të shtetasve të ndryshëm”, tha Kryekomisari Berbati.

Ai vijoj se ,”nuk mund të themi që kemi zjarrëvënie të qëllimshëm, por zjarr të pakujdesshëm, pra njerëit janë të pakujdesshëm në momentin kur tentojnë të djegin ferrat dhe barishte”.

Gjithsesi porosia e Ministrit të Brendshëm në takimin me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, është të aktivizohet Plani i Masave , njerëzit të dalin në rrugë, të kontrollojnë, të verifikojnë, nuk do ketë tolerim për asnjë person qoftë ky edhe nga pakujdesia, çdo person do të shkojë para ligjit për zjarrvënije./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.