XHAKARTA, 29 shtator /ATSH-AFP/ – Të paktën 384 persona humbën jetën nga tërmeti shkatërrimtar që goditi ishullin indonezian të Sulavesit, tha sot një zyrtar indonazian.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,5 ballë Rihter tronditi dje ishullin e Sulavesit, në qendër të Indonezisë, njoftoi instituti amerikan USGS ndërkohë që agjencia e menaxhimit të katastrofave lëshoi alarmin për cunami.
Tërmeti me një thellësi prej 10 kilometrash goditi qendrën e ishullit disa orë pas një tronditje./ a.jor.






















