Ballina Lajme nga Vendi

Reforma e ujit, ndërprerje për debitorët në Vlorë

TIRANË, 26 shtator/ATSH/- Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë është e vendosur për formalizimin e të gjithë abonentëve të qytetit bregdetar.

Gjatë aksioneve të ndërmarra ditët e fundit ka vijuar ndërprerjen e ujit të pijshëm për debitorët në disa lagje të qytetit si në lagjen “28 Nëntori”, në zonën e ish-Gjyqit të Vjetër, në zonën e Skelës etj.

“Ne kemi vendosur të ndërpresim ujin e pijshëm për të gjithë konsumatorët që nuk paguajnë, në mënyrë që të çojmë deri në fund reformën e ujit”, bën të ditur Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë.

Reforma e ujit po vijon me ritme në të gjithë qytetin e Vlorës. Përveç ndërprerjeve të ujit të pijshëm për debitorët, punonjësit e kësaj ndërmarrjeje kanë realizuar edhe kontakte me abonentët në lagjet e qytetit, të cilët i kanë njoftuar nëse janë debitorë./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëngët e shkruara nga Luçio Batisti mbërrijnë në kinema
Artikulli tjetër“Të fshehtat e bizhuterive popullore” në konferencën shqiptaro-polake