Ballina Lifestyle

Këngët e shkruara nga Luçio Batisti mbërrijnë në kinema

TIRANË,26 shtator /ATSH/ – Këngët e shkruara nga Lucio Batisti në bashkëpunim me kompozitorin Mogol bëhen një musical dhe mbërrijnë në kinema.

Do të ndodhë në 2019-n falë “Një aventurë”, filmi që regjisori Marco Danieli sapo ka nisur të xhirojë mes zonës së Puglia-s dhe Romës.
Xhirimet do të vazhdojnë edhe për 7 javë të tjera, dhe filmi do të transmetohet në kinema brenda pranverës së vitit që vjen.

Mogol aktualisht po bashkëpunon me produksionin e filmit në rolin e konsulentit artistik.

E para gjë që duhet thënë është që nuk bëhet fjalë për një biografi mbi Lucio Batistin, historia e të cilit është krejt e huaj për filmin, shpjegon regjisori Marco Danieli.

Është e rëndësishme të sqarohet se bëhet fjalë për një histori dashurie mes Matteo-s dhe Françeskës, një subjekt i shkruar dhe i skenarizuar nga Isabella Aguilar.

Këngët e Batistit janë lënda e gjallë rreth të cilës është ndërtuar historia. Këngët shënjojnë gjithashtu momentet thelbësore në historinë e dashurisë mes dy të rinjve për një kohë shumë të gjatë, rreth 15-vjeçare, nga adoleshenca e tyre në Puglia, deri në transferimin në Romë./a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIndustria bankare shqiptare përfshihet në raportin e EBF-së
Artikulli tjetërReforma e ujit, ndërprerje për debitorët në Vlorë