Industria bankare shqiptare përfshihet në raportin e EBF-së

TIRANË, 26 shtator /ATSH/- Sektori bankar shqiptar është përfshirë, për herë të parë, në raportin e Federatës Europiane të Bankave (EBF).

Shoqata Shqiptare e Bankave bën të ditur se, “Bankat në Europë: 2018 Faktet & Figura”, është një botim vjetor i EBF-së mbi sektorin bankar në Europë, ku pasqyrohet edhe ecuria e industrisë bankare në Shqipëri.

Botimi e cilëson sistemin bankar shqiptar drejt konsolidimit të qëndrueshëm.

Nndërsa publikimi tregon se tkurrjet në sektorin bankar europian, të evidentuar në dy tregues të marrë në analizë që lidhen me numrat e personelit dhe degët e bankave, vazhduan edhe në vitin 2017, ndërsa industria vazhdoi të përmirësojë efektshmërinë dhe zgjerimin e përfitimit të saj. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.