TIRANË, 26 shtator/ATSH-Maela Marini/ Një shumë e konsiderueshme e buxhetit do të shkojë për shpërblimin e fundvitit për pensionistët.
Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të platformës sociale të qeverisë në kuadër të buxhetit 2019.
“Pas reformave të guximshme që kemi ndërmarrë po shikojmë në çdo hap mundësi të reja në shumë drejtime në interesin e njerëzve drejtpërdrejt. Ashtu sikundër në drejtim të pensionistëve kemi lënë mënjanë një shumë të konsiderueshme në fundvit për të përfshirë edhe ata që janë të pambrojturit me një jetë të tërë të mundimshme në shpërndarjen e fryteve të para të reformave tona”, – tha Rama.
Pas vitesh pritjesh që të kemi transformimin e merituar të vendit tonë, Rama tha se “kemi mundësi të bëjmë edhe shumëçka tjetër në funksion të familjeve dhe moshave të treta”. /a.g/














