Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 26.9.2018

OSLO (Norvegji) – Ish-presidenti amerikan, Barack Obama merr pjesë në një forum biznesi në Oslo.

GDANSK (Poloni) – Heroi i Solidaritetit, Lech Walesa pritet të dëshmojë në një çështje për shpifje ndaj tij të artikuluara nga kundërshtari Jaroslaw Kaczynski, drejtuesi i fuqishëm i partisë qeverisëse polake “Ligj dhe Drejtësi” (PiS).

SHËN-SEBASTIAN (Spanjë) – Festival ndërkombëtar i filmit.

HELSINKI (Finlandë) – Kryeministri rus, Dmitri Medvedev në vizitë për bisedime dypalëshe.

KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Dita e dytë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me deklaratat e liderëve të Jemenit dhe Afganistanit, vende të rrënuara nga lufta.

KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Donald Trump kryeson një takim të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit për mospërhapjen bërthamore në vazhdën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Irani pritet të jetë në fokus të diskutimeve.

KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Presidenti iranian, Hassan Rohani do të japë një konferencë shtypi në vazhdën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

NJU JORK (SHBA) – “One Planet Summit” në vijim të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me një referim të mbajtur nga Michael Bloomberg dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

NJU JORK (SHBA) – Kryenegociatori meksikan, Kenneth Smith në Nju Jork për diskutime për traktatin tregtar NAFTA (North American Free Trade Agreement).

NJU JORK (SHBA) – Zonja e parë amerikane do të organizojë një drekë për bashkëshortet e krerëve të shteteve, pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

UASHINGTON (SHBA) – Përfundon takimi dyditor i Komitetit të Politikës Monetare të FED-it./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë 26 shtator 2018
Artikulli tjetërRikthehen emocionet e derbit të kryeqytetit “Partizani” – “Tirana”