TIRANE, 26 shtator /ATSH/ – Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, por edhe relativisht i ftohtë në mëngjes dhe mbrëmje, si pasojë e rrymave ajrore me origjinë veriore. Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i verilindjes me shpejtësi 2 – 25 m/s. Erë intensive përgjatë vijës bregdetare, por edhe zonave pranë tyre. Deti parashikohet i forcës 5 ballë, me lartësi vale 2.8-3.2 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 10/22 diell |
| Kukës | 6/15 diell |
| Lezhë | 9/20 diell |
| Dibër | 5/14 diell |
| Durrës | 11/23 diell |
| Tiranë | 10/23 diell |
| Elbasan | 11/22 diell |
| Berat | 9/23 diell |
| Vlorë | 14/23 diell |
| Korcë | 6/14 diell |
| Gjirokastër | 10/22 diell |
| Sarandë | 12/23 diell |
/e.malaj/ /a.g/











