ROMË, 24 shtator /ATSH-AFP/ – Këshilli italian i Ministrave miratoi sot një dekretligj për arritjen e një plani për sigurinë dhe kundër migracionit, një premtim i bërë nga ministri i Brendshëm, Matteo Salvini (ekstremi i djathtë).
”Ky është një hap përpara për të rritur sigurinë në Itali. Për të luftuar edhe më me forcë mafiozët dhe trafikantët, për të ulur kostot e një migracioni të ekzagjeruar, për të dëbuar sa më shpejt kriminelët dhe azilkërkuesit e rremë, për t’i hequr shtetësinë terroristëve dhe për t’i dhënë më shumë pushtet forcave të rendit”, thuhej në një mesazh të postuar në Facebook të Salvinit.
Qeveria nuk ka komunikuar për momentin në lidhje me përmbajtjen e saktë të këtij teksti që pritet të hyjë në fuqi që pas dekretimit nga presidenti Sergio Mattarella dhe që duhet të bëhet i vlefshëm brenda një afati 60-ditor nga ana e Parlamentit./ /v.b/ a.jor.













