NJU JORK – Diaz-Canel: Kuba kërkon marrëdhënie të civilizuar me SHBA-në

NJU JORK, 24 shtator /ATSH-AFP/ – Qeveria kubane kërkon një marrëdhënie të civilizuar me SHBA-në, pavarësisht embargos në fuqi që nga viti 1962, deklaraoi sot presidenti kuban, Miguel Diaz-Canel.

Në një intervistë për median në momentin e mbërritjes në Nju Jork, Diaz-Canel njoftoi se do të denonconte në fjalimin që do të mbante para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, embargon tregtare, ekonomike dhe financiare të vendosur nga Uashingtoni që ka dështuar dhe do të vijojë të dështojë.

”Havana kërkon një marrëdhënie të civilizuar me SHBA-në pavarësisht qasjeve të ndryshme ideologjike. Por, qeveria e presidentit Donald Trump, i cili imponoi një ngadalësim të përafrimit të nisur në fund të vitit 2014, është një administratë me të cilën është e vështirë për të patur një marrëdhënie midis të barabartëve”, tha ai.

Fjalimi i tij pritet të mbahet më 26 shtator, 58 vite pas fjalimit të parë të Fidel Castros në të njëjtën tribunë, do të jetë deklarata e parë para komunitetit ndërkombëtar të presidentit kuban, i cili pasoi më 19 prill vëllezërit Fidel dhe Raul Castro./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.