BERLIN, 21 shtator /ATSH-ANSA/ – Koalicioni i madh midis CDU-CSU-së dhe SPD vazhdon rënien në sondazhe dhe ndodhet në pozitë të vështirë.
Nëse do të votohej sot, koalicioni do të merrte vetëm 35% të votave, ndërkohë që Alternativa për Gjermaninë (AfD) do të ishte forca e dytë politike në vend, sipas sondazheve nga instituti ”Infratest”.
Ndërkohë, SPD është 17%, thënë ndryshe 1,0% më pak se AfD me 18%.
Të Gjelbërit gjermanë do të arrijnë 15%, Die Linke 10% dhe ajo Liberale 9,0%.
Në zgjedhjet e shtatorit të vitit të kaluar CDU-CSU mori 32,9% të votave, SPD 20,5%, ndërsa AfD 12,6% të tyre./ /os/ a.jor.























