Ballina Kryesore

Sarandë – Libra falas për 1812 nxënës

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ – Në Sarandë rreth 961 nxënës kanë marrë librat falas për vitin e ri shkollor 2018-2019.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, tha për ATSH-në se “në Sarandë po vijon shpërndarja e librave falas për 1812 nxënës nga klasa I-IV. I gjithë procesi i shpërndarjes së librave do të përfundojë deri në fillim të shkollës më 17 shtator”.

Në bashkinë Delvinë, bëri të ditur prefekti Mamaj, nga 408 nxënës të klasave I-IV që përfitojnë tekste falas, janë shpërndarë tekstet për 102 nxënës, pra rreth 25 %.

Sipas tij, fakti që numri është kaq i ulët në Delvinë, ka të bëjë me atë që nxënësit do t’i tërheqin librat kur të fillojë shkolla.

Prefekti Mamaj ditët e fundit ka zhvilluar takime në Zyrën Arsimore Sarandë dhe shkollën 9-vjeçare “Adem Sheme”.

“Shpërndarja e librave është realizuar në masën 95%. Ne do t’i japim zgjidhje të menjëhershme çdo problematike për të siguruar kushte dhe infrastrukturë komode në funksion të mbarëvajtjes së vitit të ri shkollor, për të gjithë fëmijët”, – nënvizoi Mamaj për ATSH.

Nisma e qeverisë për shpërndarjen e librave falas po zbatohet në të gjithë vendin.

Kjo nismë lehtëson financat dhe buxhetin e shumë familjeve, por siguron edhe arsim gjithëpërfshirës. Ajo do të vijojë deri ditën kur fillon viti i ri shkollor 2018-2019. /k.s//a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTRASBURG – Juncker: Ta marrim Ballkanin Perëndimor në gjirin tonë
Artikulli tjetërParlamenti Europian nesër voton rreth liberalizimit të vizave për Kosovën