Ballina Bota

LONDËR – Johnson: May u dorëzua përballë BE-së

LONDËR, 4 shtator /ATSH-ANSA/ – Sulm politik ndaj linjës së kryeministres Theresa May mbi  Brexit nga ish-ministri i Jashtëm Boris Johnson.

Në një editorial në ”Daily Telegraph” Johnson shkruan për një Britani të destinuar për të mbetur “me një grush mushkonjash në duar” përballë Brukselit.

Sipas Johnson, ndarja me një divorc relativisht të butë, e menduar nga kryeministrja,  nënkupton që Londra paraqitet në “betejën” finale të negociatave me “flamur të bardhë”.

“Skandali nuk është falimentimi për të ardhmen e kufirit midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut, por se nuk kanë provuar ende një arsye të vlefshme britanike”, thekson Johnson.

”BE ka fituar tashmë të gjitha ndeshjet më të rëndësishme”, shkruan Johnson./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJuventus përgatitet për blerjet e radhës, Pogba dhe Marcelo     
Artikulli tjetërPARIS – Rënie spektakolare në sondazhe për Macron