Juventus përgatitet për blerjet e radhës, Pogba dhe Marcelo     

TIRANË, 4 Shtator/ATSH-A.Fortuzi/-Juventus mesa duket nuk do të ndalet në merkato dhe janari është muaji i duhur për një revolucion të ri te bardhezinjtë. Emrat e përfolur janë dy, Marcelo për krahun e majtë dhe Pogba për mesfushën. Braziliani i Real Madrid ka shprehur dëshirën për t’u veshur bardhezi, pasi transferimit të Ronaldos në Torino, teksa Pogba është “penduar” për kalimin te Junajtid në Angli dhe ka kërkuar zyrtarisht largimin nga “Old Traford” në drejtim të Seria A.

Juventus nga krahu tjetër për të mbërritur te Marcelo duhet të sakrifikojë Alex Sandron, mbrojtësin tjetër brazilian të krahut të majtë. Ditët e fundit ka marrë jetë hipoteza e shkëmbimit të dy anësorëve. Problemi mbetet vlerësimi, pasi të dyja skuadrat pretendojnë dhe një vlerësim monetar. Juventus kërkon një shumë të caktaur parash, pasi vlerëson se Sandro është më i ri në moshë se Marcelo, teksa Real Madrid e vlerëson brazilianin si një nga anësorët më të mirë në botë, prandaj dhe “Los Blancos” kërkojnë shpërblim.

Sa i takon Pogba, Juventus ka bërë të qartë se nuk do të hyjë  në një tratativë të vërtet me Junajtid, teksa pret të njihet me vlerën që kërkojnë djajt e kuq për kartonin e mesfushorit kampion bote. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.