Ballina Bota

MIANMAR – Gjykata dënon dy gazetarë të Reuters-it

YANGON, 3 shtator /ATSH-DPA/ – Një gjykatës në Mianmar dënoi dy gazetarë të agjencisë britanike të lajmeve, Reuters me nga shtatë vjet burg secilin, me akuzë se po mblidhnin sekrete shtetërore.

Wa Lone, 32 vjeç, dhe Kyaw Soe Oo, 28 vjeç, u arrestuan në Yangon në dhjetor nën Aktin e Sekretit Zyrtar të Epokës Koloniale.

“Unë besoj në demokracinë dhe lirinë dhe kurrë nuk bëra asgjë të gabuar”, u tha  Wa Lone  mbështetësve në gjykatë.

Dyshja e gazetarëve kishte hetuar një masakër të 10 burrave dhe djemve Rohingya në shtetin perëndimor Rakhine dhe thanë se kjo gjë ishte bërë nga policia , e cili u dha dokumente para se t’i arrestonte.

“Është e keqe për lirinë e shtypit, është e keqe për demokracinë, është e keqe për Mianmarin”, tha pas vendimit avokati i tyre Khin Maung Zaw.

Hetuesit e OKB-së thanë javën e kaluar se Mianmari ka kryer abuzime të rënda të të drejtave të njeriut në shtetin Rakhine, nga ku më shumë se 700 000 myslimanë Rohingya u dëbuan gjatë një goditje ushtarake të nisur vitin e kaluar./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVasili: Përballje për Ligjin e Teatrit në parlament
Artikulli tjetërRama: Zëvendësuam librat skarco me tekste të Oxford e Cambridge