TIRANË, 3 Shtator /ATSH/ -Këshillit i Europës ofron mbështetje të vazhdueshme për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në kontekstin e reformës zgjedhore dhe zgjedhjeve të ardhshme për organet e qeverisjes vendore në vitin 2019.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri priti sot Kreun e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Claus Neukirch në kuadër të përfundimit të misionit të tij në vend.
Kryetari i KQZ-së e falenderoi Neukirch për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Nga ana e tij, Kreu i Zyrës së KiE e siguroi Zgurin për mbështetjen e vazhdueshme të Këshillit të Evropës për KQZ-në në kontekstin e reformës zgjedhore dhe zgjedhjeve të ardhshme për organet e qeverisjes vendore në vitin 2019.
/gj.mima/j.p/






















