VJENË, 30 gusht /ATSH-ARMENPRESS/ – Vendet e Ballkanit Perëndimor po bëhen partnerë të sigurisë së Bashkimit Europian, deklaroi sot shefja e diplomacisë e BE-së, Federica Mogherini.
Deklarata e zyrtares së lartë u bë gjatë takimit jozyrtar të ministrave të Mbrojtjes së BE-së.
”Diplomatët diskutuan në këtë takim bashkëpunimin në fushën e sigurisë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ballkani Perëndimor është konsideruar gjithmonë në zonë destabiliteti, ndërkohë që tani BE i konsideron ato vende partnere”, theksoi Mogherini.
BE po diskuton me NATO-n përmirësimin e bashkëpunimt për sigurinë në rajon”, shtoi ajo.
”Ministrat e unionit do të fokusohen edhe mbi mundësitë e zgjerimit të programit europian të Bashkëpunimit të Përhershëm Strukturor (PESCO) për sigurinë dhe mbrojtjen./ a.jor.






















