Ballina Ekonomi

Nyja e Milotit, shembull i një vepre publike cilësore

 


TIRANË, 30 gusht/ATSH/- Nyja e Milotit, e hapur disa ditë më parë për qarkullimin e mjeteve, ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe banorëve që jetojnë në këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të kësaj rruge , theksoi se “të gjitha rrugët e tjera që lidhin komunitetetin na japin zgjidhje si nga pikëpamja e lehtësisë për njerëzit, por edhe nga pikëpamja e sigurisë për të gjithë aksin kryesor”.

“Ky zakoni i vjetër që bëj vetëm segmentin dhe çfarë ka anash harroje pastaj mbushet me plehra dhe mallra, duhet të marrë fund. Kështu që bëhet një sipërfaqe e parë mjedisore, cilësore e gjelbër e për së mbari”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “kjo është një veprat e para që tregojmë se si do t’i bëjmë veprat e tjera publike. Do të jetë një ndryshim nata me ditën me të kaluarën”.

Rama u shpreh se kanë mbaruar 100 km e para, ndërkohë që kilometrat realë janë shumë më tepër në këto 5 vite, se vitet e mëparshme.

Komuniteti që jetonte pranë kësaj rruge, nuk kishte mundësi tjetër vetëm të hynte në mënyrë të parregullt. Projekti është bërë nga e para dhe janë bërë rrugë në të dyja anët me dy kalime. Nga Thumana deri në Milot do të vendosen 6 mbikalime këmbësorësh.

Punimet në nyjen e Milotit janë një investim i qeverisë shqiptare me një fond prej 1.6 miliardë lekë. Kjo rrugë është konsideruar një pikë strategjike për trafikun, sepse lidh “Rrugën e Kombit” me aksin që shkon nga Tirana drejt Shkodrës.

Punimet në nyjën e Milotit, nisën në muajin korrik të 2018, ndërsa përfundimi i plotë i veprës do të bëhet brenda 15 muajve.

Projekti parashikon edhe rindërtimin e rrjetit të rrugëve dytësore duke zgjidhur shqetësimin e banorëve dhe bizneseve përreth./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – Mogherini: Ballkani Perëndimor partner ushtarak i NATO-s
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Nuk ka arsye për rifillimin e manovrave ushtarake me Seulin