Ballina Bota

LONDËR – Manual për kompanitë pas daljes nga BE

LONDËR, 23 gusht /ATSH-ANSA/ – Nëse do të falimentojnë negociatat mbi Brexit dhe Britania e Madhe do të dalë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje, qeveria e Londrës është duke përpunuar një manual adresuar kompanive se si të përballen me mijëra probleme që mund të lindin.

Ministri i Brexit, Dominic Raab, e përcaktoi udhëzuesin si një “praktikë të synuar” dhe vuri në dukje se përparësia e tij është të arrijnë një marrëveshje të mirë me Brukselin.

Parashikohen vështirësitë e të gjitha llojeve, nga problemet me prokurimet doganore të barnave, nga tarifat pagesa shtesë për kartat e kreditit në vendet e BE, nga vështirësitë e hapjes së llogarive bankare në Britaninë e Madhe e deri te britanikë që banojnë jashtë vendit.

Manuali ka për qëllim ndihmesën në botën e financave, në farmaceutikë, fermerët, tregtarët, por edhe për qytetarin, punonjësin ose pensionistin e thjeshtë./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShërbimet përmes aplikacionit ADISA Mobile App në platformat online
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Do kafe? Ta sjell… droni!