Ballina Bota

SOFT NEWS – Do kafe? Ta sjell… droni!

NJU JORK, 23 gusht /ATSH-ANSA/ – Kompania kompjuterike IBM po përqëndrohet te kafeja, ku ky kolos, me rastin e 107 viteve të tij, nis një aventurë të re, dronë të zgjuar për shpërndarjen e kafesë.

Të pajisur me një aparat fotografik dhe sensorë biometrikë, dronët do të jenë në gjendje të sjellin kafe tek punonjësit e përgjumur ose te konsumatorët para se ata ta kërkojnë.

Teknologjia po përgatitet, së bashku me dokumentacionin e paraqitur nga IBM, në zyrën e patentave amerikane dhe mund të përdoret në zyra dhe kafenetë për të rritur shitjet e saj./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Manual për kompanitë pas daljes nga BE
Artikulli tjetërMAKINA – VW investon miliarda për sistemet dixhitale