Ballina Kryesore

FOTO/ Në Gjirin e Lalzit punohet për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza

TIRANË, 20 gusht/ATSH/- Në zonën e Gjirit të Lalëzit vazhdon puna për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të përdorura dhe kolektorit kryesor të ujërave të zeza.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri bën të ditur se përmes këtij investimi do të përmirësohen ndjeshëm kushtet higjieno-sanitare të kësaj zone turistike.

Në këtë investim do të ndërtohen kolektori kryesor i kanalizimeve; kolektori me ngritje mekanike; 4 stacione pompimi si dhe impianti me një kapacitet përpunimi 15000 banorë.

Me përfundimin e këtij impianti, i cili pritet të vihet në funksionim në vitin 2019, e gjithë kjo zonë nuk do të ketë më probleme me trajtimin e ujërave të zeza.

Këtë verë edhe ne plazhin e gjirit të Lalzit ka pasur fluks pushuesish dhe turistësh të huaj. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUjësjellësa të rinj për 17 mijë banorë në Dibër, Mat, Klos, Tropojë dhe Lezhë
Artikulli tjetërKosova këtë javë mot kryesisht me diell dhe reshje lokale shiu