Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOTO/ Në Gjirin e Lalzit punohet për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza

TIRANË, 20 gusht/ATSH/- Në zonën e Gjirit të Lalëzit vazhdon puna për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të përdorura dhe kolektorit kryesor të ujërave të zeza.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri bën të ditur se përmes këtij investimi do të përmirësohen ndjeshëm kushtet higjieno-sanitare të kësaj zone turistike.

Në këtë investim do të ndërtohen kolektori kryesor i kanalizimeve; kolektori me ngritje mekanike; 4 stacione pompimi si dhe impianti me një kapacitet përpunimi 15000 banorë.

Me përfundimin e këtij impianti, i cili pritet të vihet në funksionim në vitin 2019, e gjithë kjo zonë nuk do të ketë më probleme me trajtimin e ujërave të zeza.

Këtë verë edhe ne plazhin e gjirit të Lalzit ka pasur fluks pushuesish dhe turistësh të huaj. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version