Ballina Bota

ANKARA – Turqia do të kundërpërgjigjet në rast sanksionesh të reja amerikane

ANKARA, 17 gusht /ATSH-AFP/ – Turqia do të kundërpërgjigjet nëse SHBA-ja do të vendosë sanksione të reja, njoftoi sot ministrja turke e Tregtisë, ndërsa Uashingtoni kërcënon se do të ashpërsojë sanksionet nëse Ankaraja nuk liron pastorin amerikan.

Ruhsar Pekcan, e cituar nga agjencia shtetërore turke e lajmeve, AA, deklaroi se ”kemi reaguar ndaj sanksioneve amerikane në përputhje me rregullat e OBT-së dhe do të vijojmë ta bëjmë një gjë të tillë”.

Arrestimi prej një viti e gjysmë në Turqi më pas masa e lëshuar arrest shtëpie i pastorit Andrew Brunson, i akuzuar për spiunazh dhe aktivitete ‘’terroriste’’ shkaktoi një krizë të rëndë diplomatike midis Ankarasë dhe Uashingtonit./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEksportet, kryesojnë materialet e ndërtimit dhe metalet
Artikulli tjetërRriten shkëmbimet e mallrave mes Shqipërisë e Kosovës