Ballina Bota

FRANCË – 30% e urave rrezikojnë shembjen

PARIS, 16 gusht /ATSH-ANSA/ – Në 12 000 urat e menaxhuara nga shteti francez, një e treta kanë nevojë për riparime, sipas një raporti që do të kishte mbetur në harresë nëse nuk do të kishte rënë ura “Morandi” në Gjenovë.

Sipas medias franceze, që citojnë këtë raport, në shumicën e rasteve bëhet fjalë për riparime të vogla me qëllim parandalimin e shfaqjes së problemeve strukturore, por në 7% të situatave të shqyrtuara, dëmet janë më të rënda, duke shfaqur mundësinë e rrezikut, në të ardhmen, për rënie, në atë pikë sa që në këto ura është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda dhe në disa i krejt automjeteve.

”Në situatën më të rëndë gjenden gjithsej 840 ura”, sipas autoriteteve përgjegjëse./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStandardet ushqimore, AKU bllokon baxhon e djathit në Shkodër
Artikulli tjetërPD: Anulim koncesioneve korruptive në Shëndetësi