TIRANË, 16 gusht/ATSH/-Ujësjellës-Kanalizime ka përfunduar lidhjet e reja në rrugën “Demir Gashi”.
Linja e sapo shtruar u shpërnda në godina sipas kontratave të lidhura me Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Ujësjellës-Kanalizime ka theksuar se është shumë e thjeshtë, për të gjithë ata që nuk kanë një kontratë shërbimi, për të përfituar furnizim me ujë të pijshëm, mjafton të drejtohen në pikën më të afërt UKT me një dokument pronësie dhe kartë identiteti.
Ndërkaq, Ujësjellës Kanalizime ka vënë në dispozicion numrin 08004488, për çdo informacion të mundshëm. /a.g/




























