Ballina Lajme nga Vendi

FOTO/ Trendi i ri xhaketave të vjeshtës

TIRANË, 16 gusht/ATSH/- Femërore, por jo shumë. Kjo do të jetë xhaketa më e bukur e grave për dimrin e ardhshëm 2018-2019. Trendi është i qartë dhe i dukshëm në pasarelat e modës, që fillojnë të na frymëzojë nga çadra e plazhit për kthimin tonë në punë dhe në qytet.

Të gjitha e dimë, që deti është bërë për t’u çlodhur dhe për të filluar të ëndërrosh veshjet e reja të vjeshtës, të cilat do të jenë rreptësisht të çmendura dhe në përputhje me trendet më cool që shihen në sfilatat e modës.

Dhe diktati i parë i modës së sezonit është padyshim ky: përsëri xhaketë sportive. Dhe me të drejtë! Xhaketat janë prioriteti i veshjeve tona, thelbësore për të përballuar me stil ardhjen e vjeshtës.

Dhe në krahasim me të gjitha veshjet e tjera të dimrit, të tilla si palltot, peliçet, janë ato që me siguri do të shohim nën çadër.

Fjalëkalimi: rifreskohuni! Duke hedhur një vështrim në pjesët më të freskëta nga pasarelat për të zgjedhur më përpara (dhe me syrin e djathtë) xhaketat tuaja të ardhshme të vjeshtës.

Xhaketa e kësaj vjeshte do të jetë elegante si ajo e (Emporio Armani) ose do të frymëzohet nga bota mashkullore duke vjedhur motive nga (Gucci), fantazitë e (Calvin Klein) dhe efektet e (Tom Ford).

Ajo do të jetë e gjatë dhe extra large për të vazhduar një trend që kemi njohur dhe dashur në sezonet e kaluara. Madje edhe përsa i përket ngjyrave do të keni vetëm vështirësinë e zgjedhjes.

Tone të ngrohta dhe natyrale si ato të vjeshtës ose ngjyra energjike për të përballuar kthimin në qytet si e verdha limon, e kuqja, roza e ndezur, etj. Këto xhaketa tashmë ju bëjnë që të doni “shtatorin”./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Zeman objekt kritikash për 50-vjetorin e pushtimit nga Traktati i Varshavës
Artikulli tjetërKosova e gatshme për të përmbyllur procesin e liberalizimit të vizave