Ballina Aktualitet

MEPJ fton ekspertët të përfshihen në procesin e integrimit

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme fton personat e interesuar për t’u përfshirë në procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në kuadër të koordinimit të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, MEPJ fton ekspertë të fushave të ndryshme jashtë administratës shtetërore që të shprehin interesin e tyre për t’u përfshirë në këtë proces të përbashkët.

MEPJ kërkon të evidentojë burimet njerëzore jashtë administratës, me njohuritë dhe eksperiencën e nevojshme në fushat si tregti, industri, dogana dhe tatime, transport, energji, mjedis dhe zhvillim rajonal.

Po ashtu, ftohen ekspertë nga fushat drejtësi, liri dhe siguri; tregu i brendshëm dhe konkurrenca; bujqësi dhe peshkim; inovacioni, shoqëria e informacionit dhe politikat sociale; çështje ekonomike dhe financiare dhe statistikat./m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Eto transferohet te ”Qatar Sports”
Artikulli tjetërTragjedia në Itali, MEPJ ngushëllon familjarët e dy shqiptarëve