Ballina Bota

ITALI – Një tërmet 4,7 ballë Rihter trondit qendrën e vendit

ROMË, 15 gusht /ATSH-AFP/ – Një tërmet me magnitudë 4,7 ballë të shkallës Rihter tronditi qendrën e Italisë dje në mbrëmje, sipas Institutit Kombëtar Gjeologjik dhe Vullkanologjik (INGV).

Tërmeti ka shkaktuar vetëm dëme të lehta.

”Tronditja ndodhi në orën 23:48 (21:48 GMT) pranë Montelçifone, në Molize, në një thellësi prej 19 kilometrash”, sipas vlerësimeve të para të institutit.

Në prill, rajoni kishte pësuar një tronditje prej 4,2 ballë Rihter.

“Sipas vlerësimeve të para të kryera nga antenat e ndryshme në territor, për momentin nuk ka dëme të sinjalizuara”, njoftoi Mbrojtja Civile në profilin e saj Twitter. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPublikohen detaje të njohjes së patentave mes Shqipërisë dhe Greqisë
Artikulli tjetërTirana, destinacioni i parë i mijëra turistëve nga Europa, Azia dhe Australia