TIRANË, 11 gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës, në Korçë dhe atë të Qafë Thanës (Pogradec) kanë hyrë drejt vendit tonë rreth 12 mijë persona.
Zyra e Shtypit e Policisë së Korçës bëri të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 313 persona në hyrje dhe 3 513 persona në dalje të Pikës Kufitare të Kapshticës, që lidh vendin tonë me Greqinë.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, aktualisht paraqitet fluks i shtuar i lëvizjes.
Nga ana e Policisë Kufitare janë marrë të gjitha masat, për të përballuar situatën dhe shmangur vonesën duke punuar me kapacitet maksimal, me 5 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, dhe me procedurë të përshpejtuar deri në normalizimin e situatës.
Ndërkohë, që në pikën tjetër kufitare të qarkut Korçë, atë të Qafë Thanës, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë janë regjistruar 5 380 persona në hyrje dhe 3 780 persona në dalje.
Pala shqiptare për të menaxhuar sa më me efikasitet fluksin e lartë të qytetarëve që vijnë në vendin tonë ka shtuar numrin e sporteleve në pikat kufitare në fjalë.
Për dt 11.08.2018
Kapshticë
Hyrje 6313
Dalje 3513
Qafë Thanë
Hyrje 5380
Daje 3780
/m.m/























