MADRID, 9 gusht /ATSH-ANSA/ – Të paktën 3 000 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë disa vende rreth Valencias, theksoi drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Emergjencave për mediat spanjolle.
Sipas vlerësimeve zjarri ka përfshirë 2 600 hektarë pyje dhe tokë të kultivuar.
Numri i evakuimeve u nxit nga zjarri që shpërtheu në Llutxent, një fshat rreth tetëdhjetë kilometra në jug të Valencias, i cili në agim u zgjerua në rreth njëzet shtëpi në zonat e Montesol, Montepino dhe La Ermita si dhe në lindje të qytetit të Gandia.
Mungesa e lagështisë së kombinuar me erën, me shpejtësi deri në 60 kilometra në orë, kanë vështirësuar punën e zjarrfikësve.
Për shuarjen e zjarreve janë angazhuar rreth 600 zjarrfikës dhe ushtarë si dhe 25 helikopterë dhe avionë. /os/























