Agjencia Telegrafike Shqiptare

SPANJË – Rreth 3 000 persona të evakuuar nga zjarret masive

MADRID, 9 gusht  /ATSH-ANSA/ – Të paktën 3 000 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë disa vende rreth Valencias, theksoi  drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Emergjencave për mediat spanjolle.

Sipas vlerësimeve zjarri ka përfshirë 2 600 hektarë pyje dhe tokë të kultivuar.

Numri i evakuimeve u nxit nga zjarri që shpërtheu në Llutxent, një fshat rreth tetëdhjetë kilometra në jug të Valencias, i cili në agim u zgjerua në rreth njëzet shtëpi në zonat e Montesol, Montepino dhe La Ermita si dhe  në lindje të qytetit të Gandia.

Mungesa e lagështisë së kombinuar me erën, me shpejtësi deri në 60 kilometra në orë, kanë vështirësuar punën e zjarrfikësve.

Për shuarjen e zjarreve janë angazhuar rreth 600 zjarrfikës dhe ushtarë si dhe 25 helikopterë dhe avionë.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version