TEKNOLOGJI – Kina paralajmëron “Apple” për ndarjen e fitimeve

NJU JORK , 8 gusht /ATSH-DPA/ – Kina paralajmëroi kompaninë “Apple” se kishte përfituar nga fuqia e lirë punëtore dhe se duhet të ndajë një pjesë të madhe të fitimeve me kinezët ose të përballet me “një zemërim nacionalist dhe refuzim” pjesë e luftës tregtare, sipas shtypit amerikan.

Apple ka gjeneruar 9,6 miliardë dollarë të ardhura në Kinë në tremujorin që përfundoi në qershor, një shumë që e ndihmoi atë të kapërcente pragun e kapitalizimit të tregut prej 1 trilion dollarësh.

Lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës mund të nxisë “Apple” dhe kompanitë e tjera amerikane të përdorin  “mallra këmbimi” duke nisur nga Beijingu.

“Kina është tregu më i madh i huaj për “Apple”, gjë që e ekspozon të bëhet në të ardhmen objektiv i zemërimit dhe nxitjes  nacionaliste të kinezeve nëse presidenti amerikan, DOnald Trump do të vazhdojë me masat proteksioniste”, shkruan gazeta People’s Daily.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.