TIRANË, 8 gusht/ATSH/-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndarë disa këshilla për të nxehtin, për të përballuar temperaturat e larta.
Në rast se dikush ndihet keq nga i nxehti dhe është në pritje të ndihmës së kualifikuar është mirë që personi të vendoset në një vend të freskët. T’i ftohet trupi duke e mbështjellë me një çarçaf të lagur ose duke e spërkatur me ujë. T’i jepet të pijë lëngje si dhe të mos i jepet asnjë ilaç për uljen e temperaturës.
Rregulla të arta për të nxehtët:
Mos dilni në orët e nxehta, vishni rroba të lehta dhe pini 2 litra ujë në ditë dhe hani sa më shumë fruta. /a.g/























