Ballina Bota

SPANJË – Të paktën nëntë të vdekur nga vala e të nxehtit

MADRID, 7 gusht /ATSH-AFP/ – Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të nxehtë që ka përfshirë Spanjën që prej një jave, njoftuan sot autoritetet.

“Mjekët kanë arritur në përfundimin se një 66-vjeçar ka qenë viktimë e mosfunksionimit të organeve për shkak të të nxehtit, në rajonin e Estremadures”, deklaroi një zëdhënës i autoriteteve sanitare rajonale

Disa pjesë të këtij rajoni kanë regjistruar temperatura maksimale prej 46 gradë Celsius gjatë fundjavës./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakATHINË – Arrestohen nëntë persona pas akuzave për trafikim të bebeve të sapolindura
Artikulli tjetërFOTO/ “Tinguj kinemaje” rikthen nostalgjinë e ekranit të madh në Berat