Ballina Kulturë

FOTO/ “Tinguj kinemaje” rikthen nostalgjinë e ekranit të madh në Berat

TIRANË,7 gusht /ATSH/ – Qyetarët beratas përjetuan mbrëmjen e djeshme emocione të veçanta nëpërmjet muzikës së filmave më të njohur shqiptar, por dhe të huaj. Mbrëmja artistike është ngjizur bukur me freskinë dhe pamjen që ofroi nga pedonalia e qytetit lagjia muzeale “Mangalem”.

Për më tepër se një orë qytetarët, por dhe vizitorë të shumtë kanë shijuar muzikën instrumentale.

“Tinguj kinemaje” koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH-së, me drejtor artistik Aristidh Prosi dhe dirigjent Gridi Kraja, solli për publikun muzikën e filmave të njohur si ” Lulkuqet mbi mure”, “Rrugë të bardha”, “Mësonjëtorja”, etj.

Dirigjenti i kësaj orkestre Gridi Kraja, u shpreh se publiku ishte i mrekulleshëm në këtë qytet.

Ky koncert, u mbështet nga bashkia e Beratit në bashkëpunim me Qendrën Kulturore dhe mbajti të mbërthyer artdashësit beratas fal interpretimit me nivel të lartë artistik të instrumentistëve të talentuar të kësaj orkestre.

Muzika e filmave u shoqërua me shfaqjen e fragmente të tyre në video-projektor./a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPANJË – Të paktën nëntë të vdekur nga vala e të nxehtit
Artikulli tjetërFëmijët e Lezhës, argëtim dhe edukim gjatë pushimeve verore