Ballina Lajme nga Vendi

Fëmijët e Lezhës, argëtim dhe edukim gjatë pushimeve verore

TIRANË, 7 gusht/ATSH/-Në këto ditë të nxehta vere, bashkia Lezhë ka menduar disa mënyra argëtimi për fëmijët, përmes aktiviteteve edukuese dhe sportive.

Kështu, në qendrën sociale multi-funksionale të bashkisë Lezhë, rreth 60 fëmijë në ditë po bëhen pjesë e aktiviteteve edukuese dhe sportive për fëmijët.

Kampet verore dhe aktivitetet argëtuese po realizohen nga punonjësit e Shërbimit Social të Bashkisë Lezhë . Përmes tyre, fëmijët kanë mundësi të argëtohen dhe socializohen me njëri-tjetrin. /a.g/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ “Tinguj kinemaje” rikthen nostalgjinë e ekranit të madh në Berat
Artikulli tjetërFotografia e rrallë e aktorit Aleksandër Moisiu, kartolinë në Gjermani