Ballina Bota

SPANJË – Kreu i konservatorëve i dyshuar për përvetësim të paligjshëm të diplomës Master

MADRID, 7 gusht /ATSH-AFP/ – Partia Popullore sapo është rrëzuar nga pushteti në Spanjë pas aferave korruptive ndërsa kryetari i ri i kësaj force konservatore ndodhet në zemër të një polemike, i dyshuar për marrjen e diplomës Master pa kaluar më parë provimin.

Pablo Casado, 37 vjeç premtoi se do të mishëronte ”rilindjen” kur zëvendësoi kryetarin e PP-së më 21 korrik, ish-shefi i qeverisë, Mariano Rajoy  i cili u rrëzua më 1 qershor nga një mocion mosbesimi. Partia e tij u angazhua personalisht të martën për të mbrojtur reputacionin e tij pasi ai përjashtoi idenë e dorëheqjes.

Një hetuese e gjykatës së Madridit u shpreh këtë javë se Casado mund të shpallet fajtor për korrupsion në kohën e marrjes së diplomës për drejtësi, e lëshuar në vitin 2009 nga universiteti publik ”Rey Juan Carlos”.

Në një dokument gjyqësor të konsultuar nga media, gjyqtarja Carmen Rodriguez-Medel shprehet se ka gjetur prova të mundshme për veprime të dënueshme, ndërsa po hetonte në lidhje me disa parregullsi të dyshuara në Universitet dhe ndaj disa studentëve të tjerë.

Kryetari i ri i PP-së pranoi se nuk ka marrë pjesë në leksione. Sipas gjyqtares, ai ka pranuar se ka marrë diplomën Master në bazë të ”punimeve” të dorëzuara në universitet./

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUrë-Vajgurore, fasadat pa jetë kthehen në vepra arti
Artikulli tjetërMinistrja Hoxha kërkon më shumë punë nga institucionet për zbatimin e MSA-së