Ballina Bota

VIETNAM – Dyzet e gjashtë biznesmenë shpallen fajtorë në një mega aferë korrupsioni

HANOI, 6 gusht /ATSH-AFP/ – Dyzet e gjashtë ish bankierë dhe biznesmenë vietnamezë u shpallën sot fajtorë në një mega aferë korrupsioni me dënime që variojnë nga dy vite burg me kusht deri në njëzet vite burg.

Ish-drejtori i Bankës për ndërtimin e Vietnamit (VNCB), Pham Cong Danh, i dënuar tashmë në një tjetër çështje për korrupsion në vitin 2016, me 20 vite burg ,u rishpall fajtor për krijimin e një programi me kredi të paligjshme mes grupit të tij, institucioneve të tjera bankare dhe 29 kompanive private.

Kompanitë nuk kanë qenë të gjendje për të kthyer mbapsht paratë dhe VNCB-ja ia shiti falas Bankës Qendrore vietnameze në vitin 2015.

Kjo aferë shkaktoi humbje deri në 257 milionë dollarë (222 milionë euro), sipas fletores zyrtare të Departamentit të Drejtësisë të qytetit Ho Chi Minh.

Autoritetet vietnameze prej disa muajsh po ndërmarrin një reformë të thellë në sistemin bankar. Që nga ajo periudhë janë kryer arrestime të shumta, shpesh të bujshme të biznesmenëve të pasur dhe të personave me poste të larta drejtuese./

/v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSIRI – Qeveria miraton krijimin e një komiteti qeveritar për rikthimin e refugjatëve
Artikulli tjetërKlosi: Fituam betejën e shifrave të turizmit, ndërhyrje në disa atraksione